Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e radhës, në udhëheqjen e kryesuesit Blerim Isufaj.
Në këtë takim, KPK ka miratuar raportin gjashtëmujor të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për Harmonizimin e Statistikave për Veprat Penale karakteristike.
Këshilli, po ashtu, ka aprovuar kërkesën e prokurorit Idain Smailji, për ta liruar nga pozita e kryesuesit të Komisionit Disiplinor dhe në vend të tij e ka zgjedhur anëtarin e tjetër të Këshillit, prokurorin Arben Ismajli.