KPM-ja pezullon procedurën e plotësim-ndryshimit të Kodit Etik

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Pavarur i Mediave, nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se ka pezulluar procedurën e plotësim-ndryshimit të Kodit Etik KPM-2016/03, transmeton Koha.net.

Sipas komunikatës, KPM-ja gjatë fazës së diskutimit publik ka analizuar komentet e palëve të interesit dhe në mënyrë që këto komente të analizohen dhe propozim ndryshimet e reja të rivlerësohen, vendosi që ta pezullojë këtë procedurë.

Sipas komunikatës, ky vendim mbetet në fuqi deri në vendimin e radhës të KPM-së.

Të ngjashme