Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se nga data 1 korrik ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se kërkesën për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara, organizatat Joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare; organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat, përcjell Klankosova.tv.
Afatet për aplikim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë proesin zgjedhor) janë:
• Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator;
• Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor;
Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) janë:
• Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;
• Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 korrik dhe përfundon më 2 tetor;