KQZ hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit

| 27 Dhj 2024 | 21:00 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është hapur thirrja për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Postimi i plotë:

Thirrje për akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës 2025!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjitha:

Subjektet politike

Organizatat jo qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja

Mediat vendore dhe ndërkombëtare

Të aplikojnë për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Afatet për aplikim:

Subjektet politike: 25 dhjetor 2024 – 4 shkurt 2025

Organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja: 11 – 25 janar 2025

Mediat vendore dhe ndërkombëtare: 21 janar – 4 shkurt 2025

Të ngjashme