Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për çregjistrimin e katër partive politike, raporton Ekonomia Online.
Partitë që u çregjistruan Partia e Ballit; Partia e Fortë; Aktivna Gradanska Inicijativa dhe Savez Nezavisnih Socijaldemokrata.
Valmira Selmani, u.d e drejtoreshës së Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, rekomandoi për çregjistrimin e katër partive.
“Afati i dhënë për parti ka qenë 20 ditë duke u bazuar në të dhëna që mos ti përmbush obligimet ligjore 4 parti politike. Partia e Fortë; Aktivna Gradanska Inicijativa dhe Savez Nezavisnih Socijaldemokrata”.
Në këtë mbledhje u morë vendim edhe për për shfuqizimin e Pezullimit të tri partive politike: Partia Demokratike e Unitetit (PDU); Crnogorska Liberalna Stranka (CLS) dhe Nova Partija Kosova (NPK).
KQZ-ja vendosi edhe për llogon, slloganin, dizajnin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit.
Moto për zgjedhjet e 19 majtit për kryetar të katër komave veriore do të jetë: “Vota juaj ardhmëria juaj”.