KQZ-ja deklarohet rreth kërkesës për inicim të peticionit për kryetarët verior

Prishtinë | 05 Dhj 2023 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Serbët në komunat veriore të Kosovës raportohet të kenë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesën për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktual nga funksioni.

Lidhur me këtë, në një prononcim për Klankosova.tv zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka thënë se kanë pranuar katër shkresa, tre prej të cilave kanë të bashkëngjitur plotësimin e formularit për inicimin e kërkesës për peticion.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”, ka deklaruar Elezi.

“Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”.

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin, ka mohuar që kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë.

Uglanjin ka thënë për Klankosova.tv se kërkesa nuk ka shkuar në adresën e kuvendit. /Klankosova.tv.

Të ngjashme