KQZ-ja vendos për asgjësimin e regjistrimit të kamerave dhe materialit zgjedhor të 21 prillit

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 14:20 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Materiali zgjedhor i përdorur dhe papërdorur në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, do të shkatërrohet së shpejti, këtë vendim KQZ-ja e mori në mbledhjen e së enjtes, raporton Ekonomia Online.

Në materialet zgjedhore që do të asgjësohen u tha se bëjnë pjesë fletëvotimet, formularët e rezultateve dhe listat e votuesve.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj, KQZ-ja do të shkatërrojë edhe regjistrimet e kamerave të cilat kanë qenë të vendosura në vendvotimet e këtyre komunave gjatë votimit të 21 prillit në komunat veriore.

Ndërsa, një pjesë e tyre do të arkivohen si material që i ndihmon KQZ-së. Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja mori vendim edhe për regjistrimin e partisë politike “Za Slobodu Pravdu i Opstanak”.

Të ngjashme