KQZ-ja mbi gjysmë milioni euro për kamerat në vendvotime

Prishtinë | 05 Nën 2024 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur procedurat e përgatitjeve për procesin e zgjedhjeve, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Së fundmi ky institucion për të evidentuar çdo parregullsi ka kontraktuar kompaninë, e cila do të vendosë kamera në të gjitha vendvotimet.

Sipas njoftimit për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për vendvotime, KQZ-ja e ka shpërblyer me një kontratë kompaninë “Besa security”, me vlerë të kontratës mbi 699 mijë euro. Sipas njoftimit del se për këtë tender kanë ofertuar 4 kompani, por kompania fituese ka ofruar ofertën më të lirë.

Të ngjashme