Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës nuk ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Partisë së Ashkalive të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi, tha se nëse ndodh pezullimi duhet që të aplikojnë për certifikim nag fillimi, duke sqaruar se me ligji janë 45 ditë afat për reflektim.
“Pezullimi i obligon të aplikojnë prej fillimit. Unë nuk po shoh rrugëdalje ligjore. Unë mendoj që kërkesat çka i kemi para vetes. Unë mendoj që duhet ti zbatojmë rekomandimin dhe ligjin. Kërkojmë nga ta respektojnë ligjin”.
“45 ditë i kanë të reflektojnë dhe brenda këtyre ditëve pezullimi do të hiqet. Është përgjegjësi e tyre që brenda 45 ditësh të reflektojnë”. tha Radoniqi.
Arianit Elshani, nga PDK-ja ka pyetur nëse është bërë kërkesë për mbajtjen e Kuvendit dhe nëse është tentuar të mbahet Kuvendi zgjedhor i kësaj partie.
Sami Kurteshi, nga VV-ja ka pyetur nëse kjo parti përveç problemeve financiare ka edhe probleme të brendshme.
Nexhmedin Hyseni, drejtor ekzekutiv për regjistrim dhe certifikim të partive tha se kjo parti ka probleme të brendshme ngase i janë dhënë të gjitha afatet ligjore, po që nuk i ka respektuar.
Ditë më parë kërkesën e ka dorëzuar sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani.
Ai pati deklaruar se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjitimitet në parti.
Po ashtu, Rrahmani ka thënë se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore të partisë edhe për mbajtjen e kuvendeve.
Rrahmani deklaroi se do të vazhdojë rrugëtimin politik për bashkimin e ashkalinjve dhe unifikimin e tyre.
LEXONI EDHE: