KQZ-ja ndryshon lokacionet e tri qendrave të votimit në Leposaviq

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten ka miratuar ndryshimin e lokacioneve të qendrave të votimeve në Komunën e Leposaviqit, raporton Ekonomia Online.

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, ka thënë se tri qendra nuk i plotësojnë kushtet.

“Qendra në fshatin Borqan nuk i plotëson kushtet objekti, bartet qendra e votimit në Soqanicë e Epërme. Qendra në fshatin Kushtovë nuk i plotëson kushtet objekti, bartet qendra e votimit në objekt privat brenda fshatit. Qendra 1210 nuk i plotëson kushtet dhe zhvendosët në Jarinje të Poshtme”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme