KQZ-ja pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për Qendrën e Numërimit të Rezultatave

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 10.00, organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe paisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.

Ky aktivitet ka për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde dhe shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Tejlor.

Të ngjashme