KQZ-ja sot diskuton buxhetin për zgjedhjet e 12 tetorit

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30.

Në mesin e pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është raportimi rreth vlerësimit për ri shpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ për vitin 2025 për zgjedhjet e 12 tetorit.

Pikë tjetër është shqyrtimi i procedurës standarde të veprimit për krijimin e Listës së Votuesve.

Para pak ditësh u raportua se qeveria në detyrë ende nuk i është përgjigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kërkesën për ndarjen e buxhetit shtesë për zgjedhjet lokale.

As pas dy jave qeveria e drejtuar nga deputeti Albin Kurti nuk e ka shqyrtuar kërkesën e urgjente financiare të KQZ-së, e cila ndërlidhet me organizimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Të ngjashme