Ky është numri i fletëvotimeve që KQZ planifikon t’i shtypë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Prishtinë | 02 Kor 2025 | 14:02 | Nga Diellza Gashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për këto zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Për rundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërsa për rundin e dytë, planifikohen të shtypen 1,250,000 sosh.

Po sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime.

Bazuar në të dhënat e raportit të listës preliminare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 12 tetorit është: 2,075,868 votues.

Të ngjashme