KQZ-ja voton Platformën për Edukimin e Votuesve, vendos të blejë edhe klima për objekt

Prishtinë | 31 Gus 2023 | 14:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Platformën për Edukimin e Votuesve dhe Trajnimin e Administratës, dokumenti ky i cili është orientues i trajnimit të Trupave Menaxhuese të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Arianit Elshani anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, tha se Platforma për Edukimin e Votuesve dhe Trajnim si projekt është financuar nga OSBE, dhe parasheh që ti njoftoj votuesit për të drejtat e tyre dhe trajnimin e administratës në mënyre digjitale.

“Kemi pasur një aktivitet ne lidhje me digjitalizimin e moduleve tona trajnuese edhe edukuese. Ky projekt do të përfshijë informimin dhe edukimin e votuesit për të drejtat e tyre dhe trajnimin e administratë së zgjedhjeve në aspekte të ndryshme, dhe përgjegjësive të tyre  në proceset zgjedhore”, tha ai.

Një vendim tjetër që u morë nga anëtarët, ishte edhe miratimi i kërkesës për blerjen e klimave për objektin e KQZ-së.

Të ngjashme