Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi.
Fillimisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, nënshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës (MPJ) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Memorandumet e Mirëkuptimit nënshkruhen nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova.