KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe, VV-ja voton kundër

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 1,146 kandidatë për deputetë të 23 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Por, ka refuzuar certifikimin e atyre të Listës Serbe, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e KQZ-së, drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, ka thënë se asnjë nga kandidatët e Listës Serbe nuk bie ndesh me dispozitat e përcaktuara.

Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Vetëvendosja votuan kundër.

“Unë jam kundër te certifikimit të Listës Serbe bashkë me kanditatët e tij”, tha Kurteshi.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi për numrin e personave që votuan për dhe kundër

“Për tre, kunder dy gjashtë abstenim. Atëherë refuzohet certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe”, ka thënë ai.

Për certifikimin e Listës Serbe, Vetëvendosja votuan kundër, abstenuan PDK, LDK, AAK edhe 2 anëtarët nga komunitetet joserbe.

Të ngjashme