KQZ: Përfundon numërimi në 35 QKN, procesi arrin mbi 94% të vendvotimeve

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026.

Sipas njoftimit në Facebook, deri më sot në ora 09:00, procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 35 QKN, ndërsa janë procesuar gjithsej 2,349 nga 2,498 vendvotime, apo 94.04% e tyre.

Aktualisht, procesi nuk është përmbyllur ende në tri QKN: Gjilan (112 nga 127 vendvotime), Prizren (202 nga 232) dhe Prishtinë (158 nga 262).

Nga komunat që kanë përfunduar procesin, përfshihen Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi, Mamushë, Zubin Potoku, Zveçani, Kllokoti, Novobërda, Obiliqi, Shtimja, Ranillugu, Mitrovica Veriore, si dhe një numër i madh komunash të tjera që kanë përmbyllur numërimin në ditët e fundit.

Të ngjashme