Fituesi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me votë unanime, në mbledhjen e Komisionit rregullator u vendos që do të dalë para orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit.
Propozim erdhi fillimisht nga anëtari Arens Çela por për kryetaren, Ilirjana Nano, kjo fashë orare do i vinte në ndihmë KZAZ-ve që të menaxhojnë më mirë punën e tyre.
“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së.
KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, thuhet në propozimin e ri që u miratua ditën e sotme..
Në zgjedhjet e kaluara, KZAZ ka pasur afat deri në orën 00:00 të ditës së nesërme të votimit për të nxjerrë rezultatet.