KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 08:13 | Nga Gzim Mujaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në të gjitha qendrat e vendvotimit në Kosovë ka filluar procesi i votimit, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën e parë për media.

“Me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor në të gjitha vendvotimet. Në të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë ka filluar procesi i votimit”, ka thënë ai.

Janë 941 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Të drejtë vote në këto zgjedhje do të kenë 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë, prej të cilëve 125 mijë e 852 do të votojnë për herë të parë.

Të ngjashme