KQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

· përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose

· duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Të ngjashme