Kraja: Marrëveshja për Asociacionin nuk qëndron mbi ligjin dhe kushtetutën

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kundërshtuar juristë e analistë të cilët thonë se Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës.

Kraja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive”.

“Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!”, ka shkruar Kraja

Postimi i plotë i Krajës:

“MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN NUK QËNDRON MBI LIGJIN DHE KUSHTETUTËN

Juristë dhe analistë, me shkollë dhe pa shkollë, nga padituria e tyre ose duke dashur t’i bëjnë favore Serbisë, nxjerrin në opinion një broçkull, se gjoja Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës. Jo dhe jo, nuk është e vërtetë! Sepse një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive. Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!”, ka shkruar Kraja.

Të ngjashme