Romelu Lukaku nuk ka arritur të futet as në top dhjetëshe me golat e shënuara deri më tani në këtë edicion.
Para tij gjenden Erling Haland, Robert Lewandowski, Harry Kane, Cakvert-Lewin dhe Heumg-Min Son, e të tjerë.
Në analizat e bëra në top pesë ligat evropiane, ka disa emra befasues që po tregojnë formë të lartë në këtë sezon.
Andrej Kramaric është duke i befasuar të gjithë me formën e tij, pasi ka shënuar gol për çdo 64 minuta.
Aty vijnë edhe emra si Haaland që ka mposhtur portierët çdo 66 minuta. Në top pesëshe është edhe Ibrahimovic që ka shënuar një gol për çdo 72 minuta.
Në listë janë edhe Cristiano Ronaldo me një gol për 74 minuta, derisa Calvert-Lewinit i janë dashur 79 minuta për çdo gol.