Krasniqi: 9 shkurti është data kur do të ikë një qeveri e papërgjegjshme, e do të vijë një kredibile me Hamzën në krye

Prishtinë | 16 Gus 2024 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur të panevojshme shtyerjen e zgjedhjeve nacionale, prej 26 janarit, e cila ishte kërkesë e PDK-së, në 9 shkurt.

Megjithatë, Krasniqi ka thënë se tashmë kjo nuk ka rëndësi, meqë, sipas tij, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën.

“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës në takimin e fundit me Presidenten Osmani për t’u koordinuar për datën e zgjedhjeve, kishte kërkuar që data e parë ligjore e mundshme, që ishte 26 janari, të ishte data kur duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta.

Sipas tij, çdo shtyrje e zgjedhjeve e cila ia zgjatë jetën kësaj qeverie, është në dëm të shtetit dhe qytetarëve.

Të ngjashme