Krasniqi bën homazhe tek varret e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut: Amaneti i tyre jeton në kujtesën tonë

Prishtinë | 02 Nën 2025 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë homazhe tek varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 36-vjetorin e rënies së tyre.

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi tha se këto homazhe nuk janë vetëm një vendosje lulesh, por një rikonfirmim se “amaneti i tyre jeton në kujtesën dhe veprën tonë”.

Ai theksoi se idealet e tyre për liri e pavarësi mbeten të gjalla dhe se fryma e tyre ka qenë udhërrëfyese për brezat që u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut”, përfundoi ai.

Të ngjashme