Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Shtime, ku me kryetarin Naim Ismajli kanë takuar strukturat dhe aktivistët e PDK-së, të cilët janë mobilizuar për fitore në garën e 14 nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook Krasniqi është shprehur se Shtimja në qeverisjen e Naim Ismajlit është shndërruar në komunë të zhvillimit ekonomik, sepse ai ka krijuar perspektivë për rininë, ka investuar në ndërmarrësi, arsim, sport dhe kulturë, ka rregulluar infrastrukturën e ka modernizuar administratën.
“Por, më e rëndësishmja është se tërë këtë periudhë të gjatë kryetari Ismajli ka qeverisur mirë, ndershëm dhe në mënyrë transparente për të gjithë qytetarët, pa dallim. Çdo e arritur në qytetin e Shtimes i atribuohet Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Naim Ismajli. Prandaj, qytetarët e Shtimes do ta mbështesin atë edhe tash, për të vazhduar zhvillimin e komunës së tyre me punë të mira dhe projekte zhvillimore.”, shkruan Krasniqi.