Krasniqi dhe Hamza diskutuan me ambasadorin Hargreaves për zhvillimet politike dhe zgjedhjet parlamentare

Prishtinë | 02 Sht 2024 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në selinë e PDK-së, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se bashkë me kandidatin për kryeministër të kësaj parite, Bedri Hamza kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

“Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme