Krasniqi: Diplomacia në gjumë, çdo gjë e ka bërë mbrapsht

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se diplomacia kosovare është në gjumë dhe se çdo gjë që ka punuar e ka bërë mbrapsht.

Krasniqi tha se zhgënjimi i qytetarëve me qeverinë aktuale është i madh, prandaj siç tha ajo, edhe po ikin njerëzit.

“Shohim një diplomaci në gjumë që nuk ka shënuar asnjë progres në integrimin e vendit përkundër që flitet vetëm për skandalin siç ishte ajo e ambasadorit Berisha, asnjë njohje e re nuk ka ardhur, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Keni punuar çdo gjë mbrapshtë deri tani. Prandaj, sot zhgënjimi është i madh dhe masiv sepse keni manipuluar me vite të tëra se do të bëni ndryshimin ndërkohë që nepotizmi dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë çështjet kyçe që karakterizojnë punën tuaj. Po shpresoj që shumë shpejt do ta paguani faturën e dështimit”, tha ajo.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi u shpreh se partia që erdhi në pushtet duke premtuar ndërtim të autostradave, po bllokon edhe ato projekte ekzistuese.

Ajo ngriti shqetësimet për vonesat në projektin për ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Krasniqi tha se çdo vonesë për kryerjen e punimeve në këtë rrugë është dëm për qytetarët dhe bizneset.

Të ngjashme