Krasniqi e Gashi nuk besojnë në vendimet e gjyqtarit Kalludra, kërkojnë largimin e tij

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 11:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas më shumë se dy vjetësh, prej kur ishte kthyer në rigjykim, për herë të dytë ka nisur gjykimi ndaj ish-deputetit Frashër Krasniqi dhe tre aktivistëve të tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale të terrorizmit.

Në këtë proces gjyqësor, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, janë duke u akuzuar me pretendimet se ata janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2014, që është kualifikuar si vepër terroriste, raporton Ekonomia Online.

Pas seancës së parë të rigjykimit, mbrojtësi i të akuzuarit Frashër Krasniqi, avokati Tomë Gashi, ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Beqir Kalludra.

“Sot kam pritur që Kryetari i Trupit Gjykues të jetë dikush tjetër e jo kryetari Beqir Kalludra, i cili ka nxjerrë një aktgjykim fajësues  për 4 të akuzuarit pa asnjë prove kredibile.   që është vërtetuar në bazë të gjykatës së apelit.  Ne kemi kërkuar përjashtimin e tij dhe sipas dizpozitave ligjore duhet të shqyrtohet nga kryetarja e trupit gjykues. Çfarëdo vendimi që bien unë do ta respektoj”.

“Dhe në aktgjykimin kur trupi gjykues në atë kohe kemi prova që ai të akuzuarit i quan të djallëzuar gjë që është e palejueshme.  Ky është një prej rasteve skandaloze ku drejtësia është shkelur me dy këmbë. Mirëpo, ajo që është edhe më e trishtueshme për shkak të këtij rasti është vrarë Astrit Dehari me 5 Nëntor 2016 dhe nuk ka të bëjë me këtë gjyqtarë sepse kanë qenë të tjerë gjyqtarë të trupit gjykues, aktivistët e Vetëvendosjes i kanë futur në paraburgim pa asnjë prove kredibile”, ka thënë avokati Gashi.

Ai ka thënë se janë në pritje që kryetari i Trupit Gjykues Beqir Kalludra ta dërgojë lëndën tek kryetarja e Trupit gjykues në Prishtinë.

“Nëse aprovohet kërkesa jonë do të kemi një kryetar të trupit gjykues tjetër nëse nuk aprovohet. Frashër Krasniqi është dënuar me burg pa asnjë provë kredibile. Gjeja e vetme që është vërtetuar është se dikush e ka gjuajtur me granata hedhës parlamentin por këtë nuk e ka bërë as Frashëri as Adea as Atdheu , as Egzoni as Astrit Dehari,  por dikush tjetër. Ky rast ka qenë i montuar për arsye politike”, ka deklaruar Gashi.

Edhe pas përfundimit të seancës, ish-deputeti Frashër Krasniqi ka kërkuar që gjyqtari Beqir Kalludra të mos jetë pjesë e trupin gjykues.  Ai ka thënë se gjyqtari Kalludra ka paragjykime dhe është subjektiv ndaj rastit.

“Unë jam i habitur për shkaqe me drejtimin e gjykatësit Beqir Kalludra për një rast te tillë sepse nëse e lexojmë vendimin e tij te fundit shohim se ka paragjykime të cilën do të bënte vetëm një gjykatës i cili paragjykon dhe ka raport subjektiv në këtë rast,  jo të bazuar në fakte”.

“Këtë e ka vërtetuar edhe  Gjykata e Apelit e cila e ka hedhur poshtë secilën pikë të Kalludrës, e ka tërhequr poshtë dhe në secilën pikë e ka treguar pafajësinë tonë. Na shpresojmë që zotëri Kalludra të mos jetë në trupin gjykues dhe madje të mbajë përgjegjësi për vendimin që e ka marrë të cilin ne të mbajmë burg si të pafajshëm”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe pas më shumë shumë se dy vjetësh, prej kur ishte kthyer në rigjykim, për herë të dytë ka nisur gjykimi ndaj ish-deputetit Frashër Krasniqi dhe tre aktivistëve të tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale të terrorizmit.

Të ngjashme