Krasniqi e Haradinaj javën tjetër në SHBA për Lutjet e Mëngjesit, nga VV-ja ftohet një deputete

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 23:13 | Nga Ekonomia Online

Liderët e partive politike në Kosovë, përveç kreut të VV-së Albin Kurti që ende nuk është nuk dihet nëse ka ftesë, javën tjetër do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në në Lutjet Mëngjesit, por sipas paralajmërimeve, do të kenë edhe takime të tjera.

Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, Memli Krasniqi, e ka konfirmuar se javën tjetër do të jetë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa një zyrtar tjetër i kësaj partie do të jetë pjesë e takimit të ftuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë për të diskutuar në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kemi marrë një ftesë të tillë. Do të marrim pjesë sepse asnjëherë në ekzistencën tonë politike nuk e kemi refuzu takimet me SHBA’të. Mendoj që është absurde edhe me konsideru se a duhet me u taku me përfaqësuesin e qeverisë amerikane apo jo. S’është temë për PDK’në”.

“Unë nuk do të jem personalisht, sepse po atë ditë do të jem në Ëashington DC po atë ditë, do të kem takime zyrtare atje”, ka thënë Krasniqi në T7.

Pjesë e Lutjeve të Mëngjesit do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa në takimin e 31 janarit të ftuar nga Ambasada Amerikane do të jetë kryetari i Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini.

“Kryetari Haradinaj do të jetë në një vizitë zyrtare në SHBA. Unë do të marr pjesë në takimin e ambasadës amerikane”, ka thënë Gjini pëe Reporterin.

Ndërsa, sipas burimeve të këtij portali, pjesë e Lutjeve të Mëngjesit do të jetë nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci nga VV-ja.

Nga ana e qeverisë nuk kanë treguar nëse kryeministri Albin Kurti ka pranuar ndonjë ftesë.

Të ngjashme