Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ishte sonte në komunën e Istogut për fushatë, ku edhe i dha përkrahje kandidatit të partisë së tij në këtë komunë, Ali Nimanaj.
Krasniqi u shpreh i sigurt se Nimanaj është njeriu i duhur që ta çojë përpara Istogun.
“Istogu është qyteti i punës, kulturës e traditës, dhe sonte pata kënaqësinë të jem mes qytetarëve të tij mikpritës – në mbështetje të kandidatit tonë për kryetar, Ali Nimanaj. Aliu është njeriu i duhur për ta çuar përpara këtë komunë: i ndershëm, i përkushtuar dhe i gatshëm të punojë për çdo qytetar”, shkroi Krasniqi.
“Më 12 tetor, bëhemi bashkë për një Istog ma të mirë dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, tha Krasniqi në fund.