Krasniqi e uron ambasadorin e Shqipërisë për 111 vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ai ka treguar se e ka uruar Malajn për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell Klankosova.tv.

“Në prag të festës sonë të madhe kombëtare – 28 Nëntorit, kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres në Partinë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj”.

“Duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, ambasadorit Malaj i shpreha urimet më të përzemërta për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ambasadorit Malaj i ofrova bashkëpunimin e plotë të PDK-së gjatë mandatit të tij. Bashkë ritheksuam nevojën dhe rëndësinë për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme