Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë se edukimi medial dhe ai fetar të bëhen obligative në shkolla fillore dhe të mesme.
“Edukimi medial si lëndë obligative në shkolla fillore e të mesme është punë urgjente”, ka shkruar Krasniqi, në profilin e tij në Facebook.
“Këtë urgjencë vetëm tipa si Arsim Bajrami nuk arrijnë ta kuptojnë”.
“Edukimi fetar si lëndë zgjedhore në shkolla fillore është punë e urgjente! Këtë urgjencë vetëm institucionet me parashenjë neokoloniale nuk arrijnë ta kuptojnë”.