“Prej momentit që ai e ka pranuar kornizën e dialogut dhe nuk ka pranuar alternativë tjetër. Është ditur se do ta pranojë Asociacionin, veç është çështje kohe”, Krasniqi në Klan Kosova.
Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar takim me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Po ashtu ai u takua edhe me shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe emisarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.