Krasniqi: Është ulur numri i nxënësve për shkak të emigrimit masiv

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka treguar se sot ka vizituar shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ai ka thënë se, sikur shumë prej shkollave të tjera në Kosovë, dy vitet e fundit i është ulur numri i nxënësve për shkak të emigrimit masiv.

“Çdo ditë, të rinj të talentuar e me potencial të jashtëzakonshëm po e braktisin vendin, çdo ditë prindër profesionistë po i lëshojnë vendet e punës, në mungesë të një të ardhmeje më prosperuese për fëmijët e tyre në Kosovë”, shprehet ai.

Ai gjithashtu thotë se, kjo është beteja që duhet ta fitojmë dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë, përfundon ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme