Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi ka njoftuar se do të pensionohet, raporton Ekonomia Online. Në paraqitjen e rrallë të tij para medieve, ai pati fjalë të mëdha për gazetarët. Madje tha se këtë të fundit për 17 vjet sa ky ka ushtruar këtë punë, kanë qenë të drejtë e objektiv ndaj Kuvendit.
Ai falënderoi të gjithë pa përjashtim për bashkëpunimin dhe tha se është munduar që t’i këshillojë të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë.
Edhe pse tha se ka pasur stres gjatë punës, u shpreh se me bashkëpunim e të gjithëve ja kanë dal.
“Me gjithë respektin dhe mirënjohjen e pafund për bashkëpunimin që kemi pasur për prezantimin e drejtë të punës që kemi bërë. Bashkëpunimi me ju ka qenë një kënaqësi të madhe”.
“Jam falënderues ndaj të gjithëve, për mua ka qenë nder, ka pasur edhe strese, për 17 vjet kam qenë krehu i deputetëve. Për juve medie faleminderit për punën tuaj të drejtë, pa asnjë lëshim e reagim që ka dëmtuar punën tonë”.