Krasniqi fton mërgimtarët të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Prishtinë | 29 Gus 2024 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar sot të gjithë bashkatdhetarët të regjstrohen për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, si dhe përmes postës.

Kreu i PDK-së e ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e mirë që ka bërë gjatë kësaj kohe duke mundësuar një proces efikas regjistrimi për të gjithë.

“Prandaj, sot, ju ftoj të gjithëve që, duke u regjistruar përmes platformës së KQZ-së, t’ia mundësoni vetes të drejtën tuaj të votës për zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës, përmes strukturave të saj në mërgatë, do të jetë e angazhuar dhe në dispozicion të plotë për të ndihmuar e lehtësuar këtë proces për bashkatdhetarët tanë.

“Vetëm bashkë, duke votuar Bedri Hamzën për Kryeministër, mund ta rikthejmë atdheun tonë të përbashkët, Kosovën, në kursin e zhvillimit dhe integrimit”, tha Krasniqi.

Afati i regjistrimit fillon sot dhe përfundon më 26 dhjetor.

Të ngjashme