Besnik Krasniqi, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke i shërbyer interesave të cilat nuk janënë favor të Kosovës.
“Nuk ka shpjegim tjetër kjo qasje e Qeverisë me aleatët ndërkombëtar. Prishja e qëllimshme e kryeministrit Kurti me partnerët ndërkombëtar dhe mosveprimi i kësaj Qeverie me e zgjidhëpërfundimisht çështjen e Kosovës me Serbinë kur Serbia nuk e ka aleatin e saj kryesor Rusinë dhe është e vetme na lë për të kuptuar një gjë të tillë. Kjo politikë duke krijuar kriza të vogla të paqena na lenë me kuptu që ky njeri me njeri me vetëdije apo pa është duke i shërbye interesave të cilat nuk janë në favor të Kosovës” ka thënë ai në T7.
Sipas anëtarit të kryesisë së AAK-së janë shumë faktor të cilët shtojnë kuriozitetin se përse kryeministri Kurtimund të jetë i rekrutuar nga Serbia.
“Qëllimet mund të jenë të shumta. Nga lëvizjet politike që ka bërë kjo Qeveri duke u afruar me qeverinë e duke i injoruar këshillat e ndërkombëtarëve pa të cilët nuk do ta gëzonim lirinë si pasojë e kësaj shumë njerëz ashtu si ish-kryeministrit Ramush Haradinaj na lë të kuptojmëse ai mund t’i shërbej politikave që nuk janë nëfavor të Kosovës” ka shtuar Krasniqi.