Krasniqi i PDK-së po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA

Prishtinë | 16 Sht 2024 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së në Itali po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që po mbahen në SHBA, përkatësisht në New York. Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur i lumtur për ftesën që ka pranuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe.

Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së ka thënë se këto dy ditë në këtë ngjarje të madhe po i shfrytëzon për bashkëbisedime e njohje të reja me miq të Kosovës.

“Lutjet e mëngjesit bashkojnë njerëz më ndikim nga e gjithë bota dhe është mundësi e mirë për të riafirmuar pozicionin e vendit tonë si shtet i rreshtuar në krah të miqve tonë perëndimor”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Të ngjashme