Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi, sa i përket mosekzekutimi të pagave për punëtorët e sektorit publik, raporton Ekonomia Online.
Sindikalistët paradite janë takuar edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, përderisa kanë paralajmëruar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.