Krasniqi i shkon në zyrë Hetemit, diskutojnë për zhvillimin ekonomik lokal

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Krasniqi tha se në zyrën e Hetemit, diskutuan për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete.

“Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, tha Krasniqi.

Të ngjashme