Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka thënë se “shenjat e zeza që ka lanë ky proces dhe rreziku që këto të kalojnë pa e marrë rrugën e organeve të drejtësisë përbën rrezik të demokracisë”, raporton Ekonomia Online.
Para tij të gjithë falënderuan mediat dhe qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërkohë Krasniqi vazhdoi me sulme ndaj institucionet të drejtësisë.
“Për dikënd ditë feste, por shenjat e zeza që ka lënë ky proces, dhe rreziku që ka pa marrë rrugën e drejtësisë, përbën rrezik për demokracinë. Deformimi i rezultatit nga refuzimi i PZAP-së dhe Supremes kur faktet kanë qenë të renditura për aq sa lejojnë edhe aspekti ligjor e procedurat administrative, përbën thirrje të hapur që këto dy institucione i kanë bërë shkelësve të ligjit në të ardhmen që të vazhdojnë me manipulim të procesit sepse e kanë mbështetjen e tyre. Ndihna shumë i indinjuar edhe për një fakt se sot kur po flasim tash këtu janë ca njerëz në ekranet televizive dhe liderë partish të cilët zgërdhihen me lehtësinë që ata mendojnë se ia kanë hedhur që ta mbulojnë një krim që është i pambulueshëm”, tha Kransiqi.,
Ai vazhdoi duke i quajtur ‘bërllog’ gjyqtarët.