Krasniqi inspekton kompanitë e derivateve të naftës, interesohet për cilësinë

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 10:15 | Nga Aulona Sylaj

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e Inspektoratit të Tregut të MTI-së mëngjesin e së enjtes kanë inspektuar disa kompani të derivateve të naftës, raporton Ekonomia Online.

Inspektimi u bë në deponinë e kompanisë “Shell Kosova”, nga ku edhe u morën mostrat për vlerësim të cilësisë së naftës.

Krasniqi u shpreh se ky inspektim po bëhet për të parë se çfarë cilësie e naftës iu ofrohet qytetarëve të Kosovës.

“Vazhdimisht jemi duke bërë vizita nëpër pompa dhe pika të derivateve dhe jemi të fokusuar që t’iu ofrojmë qytetarëve dhe konsumatorëve produkte cilësore në të gjitha fushat”.

“Sot në këtë rast ne morëm mostra në depnoninë e derivateve ‘Shell Kosova’ dhe të shohim se sa përkojnë me ato që deklaruan. Prandaj,  për të siguruar cilësi për konsumatorët ne kemi nxjerrë edhe Udhëzime administrative që e rregullojnë këtë treg”. 

Kurse Shoqata e Naftëtarëve ka kërkuar pezullimin e disa rregulloreve të ministrisë.

Të ngjashme