Pas përleshjes së aktivistëve të Partisë Socialdemokratike me policët, ka reaguar anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, duke ironizuar me veprimet e Policicë së Kosovës.
Krasniqi tha se polici që i rrahë të rinjtë në stacione, kurse i mbron me armë të gjata liderët e partive në takime me qytetarë, duke ironizuar me tubimin elektoral të Vetëvendosjes në Mitrovicën e Veriut dhe në Skenderaj.
Tutje postimi i tij i plotë:
– Polici që i rrahë të rinjtë në stacione. Kurse i mbron me armë të gjata liderët e partive në takime me qytetarë;
– Polici që i dënon qytetarët për një maskë. Kurse i mbron partitë që bëjnë tubime ilegale;
– Polici që pengon e dhunon aktivistët politikë paqësorë, sepse lideri suprem në ardhje po u preket.
Shenjat e kapjes së presidencës, po pasohen me shenjat e para të kapjes së policisë. Ende pa ardhur në pushtet.