Krasniqi: Ismajli do ta fitojë Shtimen për të vazhduar në zhvillimin e këtij qytetit

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Naim Ismajli ka transformuar Shtimen dhe i ka hapur perspektivë asaj në shumë dimensione.

Krasniqi tha se Ismajli do të fitojë në raundin e dytë.

Postimi i plotë:

Naim Ismajli ka qeverisur gjatë, sepse ka qeverisur mirë. Ai ka transformuar Shtimen dhe i ka hapur perspektivë asaj në shumë dimensione, duke ndërtuar e lidhur vendbanime, e duke hapur mundësi për ndërmarrësit, bujqit, si dhe të rinjtë e të rejat e këtij qyteti.

Për të, qytetarët nuk kanë qenë kurrë të largët e as të huaj. Për qytetarët, ai nuk ka qenë kurrë i huaj, as i largët. Prandaj, qytetarët e Shtimes e duan Naimin në qeverisje.

Në raundin e dytë, Naimi do të fitojë, për ta vazhduar zhvillimin e Shtimes dhe perspektivën e qëndrueshme pët qytetarët e saj. Ai është jo vetëm zgjedhje e sigurt për të sotmen, por edhe alternativë për të ardhmen, sepse rruga e tij e pandashme me qytetarët, ka qenë mision themelor dhe qëllim i vetëm i tij në politikë.

Qytetarëve të Shtimes ju jemi thellësisht mirënjohës për besimin dhe vlerësimin ndaj punës së Naimit, i cili me pasion e përkushtim, në mandatin e ri do e nxjerrë këtë qytet në nivel tjetër.

Të ngjashme