Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se grupi parlamentar i komuniteteve do të mbështesë votimin e kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi grupi parlamentar i komuniteteve, në këtë grup do të jenë së paku edhe dy deputetë të KDTP, të partisë turke. Jemi 7 aktualisht, nënkuptojnë që ne jemi për votimin e kryetarit të Kuvendit edhe të qeverisë. Ky grupi i deputetëve që jemi sot këtu duke përfshi edhe ata të KDTP-së, ne jemi për qeverinë Kurti për shkak se Kurti i ka fituar zgjedhjet edhe ka shumicën e shqiptarëve, edhe tash po i relativizojmë numrat është 42.3, është shumë thuajse sa të gjithë të tjerët bashkë”, tha Krasniqi.