Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësues të UNDP-së në Kosovë nga të cilët ka kërkuar mbështetje në projektet për ndihmë bizneseve duke ua prezantuar një projekt konkret që përfshinë angazhimin e 600 të të diplomuarve nëpër biznese.
Për realizimin e këtij projekti, Krasniqi ka thënë se do të kërkojë mbështetje edhe nga organizata të tjerë ndërkombëtarë e që bashkërisht ta realizojnë.
“Përfaqësuesit e UNDP-së potencuan se mbështetja për aftësi dhe shkathtësi profesionale nuk ka munguar asnjëherë nga UNDP-ja”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Shënimi i plotë i Krasniqit:
Zhvillova sot një takim virtual me përfaqësues të UNDP-së në Kosovë me të cilët kam diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.
Ata i informova për vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Kosova e në veçanti bizneset në këtë kohë pandemie.
Kërkova nga UNDP-ja mbështetje në projektet për ndihmë bizneseve duke ua prezantuar një projekt konkret që përfshinë angazhimin e 600 të të diplomuarve nëpër biznese.
Për realizimin e këtij projekti do të kërkojë mbështetje edhe nga organizata të tjerë ndërkombëtarë e që bashkërisht ta realizojnë.
Përfaqësuesit e UNDP-së potencuan se mbështetja për aftësi dhe shkathtësi profesionale nuk ka munguar asnjëherë nga UNDP-ja.