Krasniqi kërkon miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Prishtinë | 01 Tet 2026 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së sotme, duke e cilësuar atë si një protestë masive për drejtësi dhe liri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë përcjellë sërish mesazhin “Jo në emrin tim”, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin hapa konkretë.

“Populli foli përsëri. Qartë, zëshëm dhe me vendosmëri”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka kërkuar që ligji për mbrojtjen e UÇK-së të procedohet pa vonesë në Kuvend dhe të votohet.

“Çdo vonesë është shpërfillje e zërit të qytetarëve. Veproni sa ka ende kohë. Mos luani me durimin e popullit!”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngjashme