Krasniqi: Kjo Qeveri do të mbahet mend për vjedhjen e grurit të mot – moteve në rezervat shtetëtore

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë aktuale, të cilët këta të fundit kanë deklaruar sot se është siguruar buka e mot-motit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se “Një Qeveri që popullin e vjedh, e mashtron dhe e varfëron, padyshim që populli do ta dënon”, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, kjo Qeveri do të mbahet mend edhe për vjedhjen e grurit të mot – moteve në rezervat shtetëtore.

Të ngjashme