Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka njoftuar se masat ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi.
Krasniqi dhe se këto sanksione flasin për një situatë të jashtëzakonshme.
Ajo tute shton se “pa u bërë vonë duhet ndalur kjo qeveri shkatërruese”.
“Albin Kurti e ka futur Kosovën në rrugë qorre. Pasojat janë tepër të mëdha për vendin. Sanksionet e vendosura nga BE-ja, për të cilat qenka njoftuar dy ditë më parë Qeveria e Kosovës dhe i ka mbajtur fshehur, flasin për një situatë të jashtëzakonshme. Çdo ditë e më tepër po konfirmohet se këta nuk ia duan të mirën vendit, andaj pa u bërë vonë duhet ndalur kjo qeveri shkatërruese”, shkruan ndër të tjerash Krasniqi.