Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se Komisioni për Legjislacion nuk ka marr parasysh as një rekomandimet dhe propozim nga Bashkimi Evropian për sa i përket Projektligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ajo ka thënë se ka pranuar edhe një e-mail nga Zyra BE-së në Kosovë të cilët kanë shprehur shqetësimin për mos marrjen parasysh të rekomandimeve të tyre.
Ajo ka thënë se kjo sjelle e mazhoracën mund ta dëmtoj edhe më shumë vendin, duke marr parasysh që Kosova është ende nënë masa.
“Normale që mund të na dëmtoj për arsye se ju e dini që kemi masa nga BE-ja dhe ku në një projektligj nuk merret parasysh as një nenë, as një propozim i BE, çka mund të presim ne. Këtë email e ka marr edhe komisioni për Legjislacion edhe ministrja e Drejtësisë dhe nuk kanë ndërmarr asgjë në këtë drejtim, ndërsa sot patëm takimin e Komisionit për Integrim Evropian ku ngrita shqetësimet e BE-së, edhe tonat si opozitë sepse nuk i përkrahim se nuk janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së. Pozita nuk i pat numrat, këta janë dorëzuar dhe po besoj që sa më shpejt duhet të shkohet në zgjedhje që të shpëtojë qytetaret”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se është shqetësues nëse këto rekomandime nuk merren parasysh.
“Aty ka shumë propozime por as një propozoi nuk është marr parasysh. As një pikë, as një propozim. Për ligjin për Këshillin Prokurorial. Unë kam kërkesa nga zyra e BE-së që ato shqetësime i ngrita sot në Komision dhe duhet të merren parasysh. Ata e dinë që ky projektligj shqyrtohet në Komisioni për Legjislacion pastaj vjen te na për arsye të përputhshmërisë dhe nuk patë përputhshmëri më legjislacion të BE-së. Është shqetësuese nëse nuk merren parasysh as një nen nga ajo çka është thënë nga BE. Që janë shqetësuese nëse kalon ky projektligj nëse kalon që është kundër legjislacionit të BE-së, atëherë pse ekzistojmë ne si Komision”, ka thënë ajo për EO.